Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Sylejman Sheqiri.
Pacolli e kujton atë si njeri të urt dhe profesionist, teksa thotë se ai la gjurmë të pashlyeshme në median e vendit tonë.
“Humbja e tij është e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë komunitetin mediatik dhe shoqërinë kosovare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sheqiri, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. U prehsh në paqe, miku im. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi Pacolli në Facebook./Arbresh.info/
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...