Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se ka marrë fund mandati i Shkelqim Devollit si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës.
Gërvalla ka njoftuar se ky vendim është marrë pasi i njëjti ka mohuar ekzistencën e Republikës së Kosovës.
“Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre”, shkroi Gërvalla në Facebook./Arbresh.info/
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...