Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, rreshter Vesel Gashi, ka dalë në pension pas një karriere të gjatë në shërbim të Policisë së Kosovës. Me këtë rast, të premten në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është organizuar një ceremoni simbolike për të shënuar përfundimin e rrugëtimit të tij profesional.
Gashi ka falënderuar kolegët dhe familjen për mbështetjen gjatë gjithë viteve të angazhimit, duke e përshkruar shërbimin në polici si një maratonë me sfida e përkushtim.
“Kemi pasur sfida dhe mundime, por arritëm në cak. Të njëjtën gjë ua uroj edhe kolegëve të Policisë së Kosovës që vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Gashi gjatë fjalimit të tij.
Ai ka shtuar se gjatë gjithë karrierës është përpjekur të japë më të mirën nga vetja, derisa emocionet në përfundim të saj i cilësoi pozitive dhe mirënjohëse për bashkëpunëtorët. /Telegrafi/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë