Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se memorandumi i qëllimit e hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, raporton BBC.
Përplasja publike verbale mes presidentëve Donald Trump e Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i kishte nxjerrë përkohësisht nga binarët bisedimet për arritjen e këtij pakti.
Ministrja ukrainase e njoftoi nënshkrimin e memorandumit në rrjetin X, por nuk ofroi hollësi të mëtejme. Në postimin e saj u publikuan fotografi ku ajo dhe sekretari i Thesarit i ShBA-së, Scott Bessent, po nënshkruanin ndaras.
“Ne jemi të lumtur që ta njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi të Qëllimit, i cili e shtron rrugën për një Marrëveshje të Bashkëpunimit Ekonomik dhe për themelimin e Fondit Investues për Rindërtimin e Ukrainës” – shkroi zonja Svyrydenko.
Nënshkrimi i dokumentit u bë përmes një lidhjeje nga distanca me sekretarin Bessent, i cili tha se ende ishte duke u punuar në hollësitë e marrëveshjes.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër