Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Besnik Vasolli.
Në fjalën e tij, Kurti shprehu urimet ndaj Vasolli për detyrën e re, si dhe shprehu se “Gjermania ka qenë në veçanti, dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë tanë më të rëndësishëm. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht se si është rritur bashkëpunimi ynë – nga ndërtimi i paqes dhe zhvillimi demokratik e deri tek formësimi i tanishëm i progresit ekonomik së bashku.”
Ai shtoi se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si platformë për biznes, shërben si urë lidhëse ndërmjet vendeve dhe kompanive tona, gjersa uroi Vasolli që nën udhëheqjen e tij të vazhdojë mbështetja për ndërmarrjet gjermane dhe ato kosovare, duke u ofruar atyre qasje në mundësitë në të dy tregjet, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës.
“Me mbi gjysmë milion të rinj nga mosha 15 deri në 30 vjeç, Kosova është plot energji, kreativitet dhe potencial. Ky potencial rritet më së miri në një ekosistem të shëndetshëm: me institucione të forta, drejtësi dhe partneritete që janë ndërtuar mbi besimin reciprok dhe qëllimet e përbashkëta. Njëjtë si partneriteti ynë”, u shpreh Kurti.
Në vijim Kurti përmendi se Kosova është e para në rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor sipas Bankës Botërore, e para në përmirësimet në sundim të ligjit në rajon dhe e dyta në nivel global sipas World Justice Project, e dyta në Evropë dhe e treta globalisht për liritë civile sipas Freedom House dhe e para sa i përket demokracisë elektorale në Ballkanin Perëndimor sipas Institutit V-Dem.
“Z. Vasolli, roli juaj do të jetë kyç në sjelljen e bizneseve më pranë njëra-tjetrës, duke i ndihmuar ata të lundrojnë në të dy tregjet dhe duke treguar se Kosova është një vend ku idetë e mira dhe njerëzit e mirë bashkohen në një mjedis miqësor për investitorët”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...