Rama e ftoi në debat publik/ Çeku: Do të isha shumë i vullnetshëm për debat, por në gjykatë

19:01 | 16 Prill 2025
K.B

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit e ftoi për debat publik.

Çeku ka thënë se do të ishte shumë i i vullnetshëm për debat, por në gjykatë.

Ministri në detyrë thotë se kanë dorëzuar në Polici e Prokurori provat për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe.

Nga ana tjetër Rama thotë se Çeku po vazhdon rrugën e mashtrimit dhe propagandës me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale