Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me datën 16.04.2025 rreth orës 13:30 kemi pranuar informacion se në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Njësitet policore së bashku me ekipin e emergjencës nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1962 është pa shenja jete. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa po punohet në sqarim të rrethanave të rastit nga hetues rajonal të policisë në Gjilan. Rasti nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’, konfirmoi Osmani.
Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, p...
Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës...
Hamza: Nuk ka marrëveshje për kandidat për president, të tje...
Haliti: Deri tani janë përmendur 4-5 kandidatë për president
“A je emër konkret për president”, Konjufca qesh, s’përgjigj...
I kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedo...