14 prilli, është data kur shënohet edhe Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Sot, pasi bëri homazhe te Memoriali “Heroinat”, presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për nder të shënimit të kësaj dite.
E shoqëruar nga dy të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani, ajo tha se gratë dhe burrat e Kosovës nuk kanë lejuar që dhimbja t’i mposhtë.
“Dhimbjen e kanë shndërruar në shembull të guximit dhe pamposhtjes dhe qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës”, tha Osmani.
Osmani tha se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të bëmat e regjimit gjenocidal të Serbisë.
E para e vendit, shtoi se 14 prilli është dita kur nderohet sakrifica e grave, burrave dhe fëmijëve të Kosovës.
Sot, për herë të parë, Ramadan Nishori, vendosi të mos heshtë dhe të flas publikisht për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur atij gjatë luftës.
Ai kërkoi nga njerëzit që ta shohin me respekt dhe jo me keqardhje.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...