Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.
Sipas njoftimit, policia e ka kontaktuar pronaren e cila e ka marrë portofolin, shkruan Arbresh.info.
Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal.
“Me datën 13.04.2025, rreth orës 16:00 një qytetar nga Shtimja, H. Bungu,40 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal.”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”, njofton policia/Arbresh.info/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...