Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Sudani, duke thënë se shtetit iu shtua edhe një njohje e re dhe popullit një miqësi më shumë.
Kurti në reagimin e tij ka uruar qytetarët e vendit dhe ka falënderuar presidentin e Sudanit për këtë vendim.
Po ashtu, kryeministri në detyrë ka falënderuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.
“Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.”, tha Kurti në fund./Arbresh.info
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores