Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e konsideron të ligjshme kërkesën e deputetes boshnjake, Duda Balje, për themelimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë.
Haradinaj theksoi se nuk sheh asnjë pengesë për realizimin e kësaj kërkese dhe se do ta mbështeste menjëherë një iniciativë të tillë.
“Pse jo, po, sot. Çka na rrezikon neve me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak. Çka humbim, asnjë gjë”, tha Haradinaj në një intervistë me gazetarin Astrit Gashi.
Deputetja Duda Balje, që përfaqëson komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar vazhdimisht se krijimi i një komune boshnjake është kushti i saj për të mbështetur çdo qeveri të ardhshme.
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...