Kryesocialisti Edi Rama, në hapjen e fushatës së PS-së, i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si “një mundësi historike” për integrimin e vendit në BE. Teksa kërkoi një mandat të katërt, Rama tha se në këto zgjedhje shqiptarët kanë në dorë fatin e vendit, ndërsa ëndrrën europiane e shtriu edhe nëpër histori.
Sipas kryesocialistit Rama, njëherazi edhe kryeministër i vendit, dëshira e shqiptarëve për t’u bashkuar me familjen europiane është e pakrahasueshme me çdo popull tjetër në Ballkan.
“Një mundësi historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar Europiane. Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e Bashkimit Europian dhe veten e vet qytetar të barabartë të Europës. Prandaj dhe është krejt ndryshe nga të gjitha herët e tjera mbledhja jonë sot këtu. Për ne, sot këtu, përfaqësuesit e popullit socialist të Shqipërisë nis e përpjeta e fundit e Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj.
Përpara nesh është vetëm një datë, 11 maj, e afërt sa 30 mëngjese dhe pas saj është vetëm një mandat për ta fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë. Na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të lirisë, pavarësisë drejtësisë para ligjit, duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës europiane, aty ku sëbashku do të ngjsim edhe flamurin më të bukur në botë. Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si shqiptari që në shekujt e pasosur rraskapitës të jetë ngulur si një asket në majë të një shkëmbi për t’i mbijetuar gjithçkaje dhe gjithkujt dhe nuk ka në Ballkan popull tjetër më të njësuar me ndjenjën e përkatësisë me Europën”, tha Rama./rtsh.al/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...