Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Soqanicë në Leposaviq dhe ka gjetur se i dyshuari aty kultivonte bimë të hashashit.
Gjatë kontrollit, polica bën të ditur se ka konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis.
“Fsh. Soqanicë, Leposaviq 11.04.2025 – 11:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...