Policia njofton se Njësiti patrullues i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, në bashkëpunim me policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për parandalimin e kontrabandës së mallrave nga territori i RMV në territorin e Republikës së Kosovës.
Kështu, në fshatin Mjak të Vitisë, është ndaluar një automjet transportues me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore i cili drejtohej nga shtetasi kosovar U.J.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, njofton policia.
“Policia ka sekuestruar: rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 komplete trenerka (veshje sportive)”, thuhet ne njoftim.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘kontrabandë me mallra’. Është bërë konfiskimin i automjetit dhe mallrave. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, perfundon policia.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran