Leipzig ka shtuar një emër të ri në listën e kandidatëve për trajner. Sipas gazetës “Leipziger Volkszeitung”, spanjolli Cesc Fabregas mund të jetë një prej opsioneve për sezonin e ardhshëm.
Gazeta thekson se ish-bashkëlojtari i Fabregas, Thierry Henry, ka marrëdhënie të ngushta me Oliver Mintzlaff, kryetarin e bordit mbikëqyrës të Leipzigut, çka mund të ndikojë në këtë mundësi.
Fabregas, që ka qenë pjesë e Spanjës nga viti 2006 deri në 2016, ka pasur një karrierë të pasur me klube të mëdha si Arsenal, Barcelona, Chelsea dhe Monaco.
Aktualisht, ai është trajner i klubit italian Como 1907, që luan në Serie A.
Lista e kandidatëve që mund të pasojnë Marco Rose dhe trajnerin e përkohshëm Zsolt Low po zgjatet çdo ditë. Disa nga emrat në diskutim janë: Oliver Glasner (Crystal Palace), Roger Schmidt (pa kontratë), Danny Rohl (Sheffield Wednesday), Alexander Blessin (St. Pauli) dhe Matthias Jaissle (aktualisht në Arabinë Saudite).
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...