Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Kurti e uroi Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.
Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vend lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit.
Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre.


“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...