Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se 9 prilli deri me 10 qershor të vitit 1999, në majat e bjeshkëve të Koshares, bijtë dhe bijat e zgjedhura të vendit tonë shkruan njërën nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare.
Krasniqi, në një postim në Facebook, ka përkujtuar kështu betejën e Koshares. Ai tha se kjo ishte më shumë se një përballje ushtarake – ishte një betejë për dinjitetin, për lirinë dhe për të ardhmen e Kosovës.
:Nga 9 prilli deri me 10 qershor të vitit 1999, në majat e bjeshkëve të Koshares, bijtë dhe bijat e zgjedhura të vendit tonë shkruan njërën nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. UÇK-ja theu kufirin shqiptaro-shqiptar, jo vetëm si vijë ndarëse fizike, por si simbol i ndarjes së dhunshme që i ishte imponuar kombit tonë për dekada të tëra.
Beteja e Koshares ishte më shumë se një përballje ushtarake – ishte një betejë për dinjitetin, për lirinë dhe për të ardhmen e Kosovës.
Sipas tij, trimëria, vendosmëria dhe sakrifica e mijëra heronjve të Koshares mbetet frymëzim përbashkimi për brezat që vijnë.
“Lavdi të përjetshme 114 dëshmorëve të Koshares! Mirënjohje mbi 400 të plagosurve. Nderim i përjetshëm familjeve të tyre! Përgjithmonë në zemrat tona!”, ka shkruar Krasniqi.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...