Rama pret në takim familjen e heroit Isuf Ferizi

09:01 | 8 Prill 2025
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim familjen e heroit Isuf Ferizi.

Rama tha se takimi nuk ishte vetëm simbolik, por një kujtesë e përhershme se liria nuk erdhi vetë.

“Vlerat e UÇK-së nuk harrohen. Dëshmorët nuk i lëmë në heshtje. Kontributet e tyre janë përkujtimi ynë i përditshëm, dhe bashkë me familjet e tyre, kemi mundësinë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, pa e harruar kurrë të shkuarën”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme