Një person në Ferizaj është ftuar për intervistim për t’u liruar pastaj me procedurë të rregullt, pasi i njëjti ka keqtrajtuar kafshët, më saktë qentë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Stacioni policor e kishte marrë informatën se i cili tha se një video ishte publikuar në rrjetet sociale ku shihen dy qen të racës “Kangall” duke u kacafytur rëndë.
“Policia ka identifikuar të dyshuarin A.K., 43 vjeç. Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe ujit të shtazëve”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do t’i procedohet Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprime të mëtejme ligjore”, tha Veseli.
Ndër të tjerash, Policia Rajonale e Ferizajt apelon të gjithë qytetarët që të trajtojnë me kujdes dhe përgjegjësi kafshët, si dhe të mos lejojnë veprime që bien ndesh me ligjin. Çdo formë e keqtrajtimit të kafshëve është e dënueshme me ligj!/Arbresh.info/

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...