Një grua është gjetur pa shenja jete në një aneks të shtëpisë në Pejë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Pejë / 04-05.04.2025 – NN. Raportohet se në një aneks të shtëpisë është gjetur trupi i viktimës femër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...