Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë në rrugë.
Posta thotë se ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre.
Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat.
“Për më tepër, qytetarët mund të paguajnë gjobat në çdo zyrë postare të Postës sē Kosovës, duke u dhënë fleksibilitet dhe komoditet. Ky shërbim inovativ mbështet angazhimet e Policisë së Kosovës dhe të komunave, duke kontribuar në një trafik më të sigurt dhe një mjedis më të rregullt. Ky është një hap përpara në krijimin e një infrastrukture më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë qytetarët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Postës së Kosovës./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës