Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 254.6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 18.3 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas ATK-së, kjo rritje është rezultat i përmirësimit të shërbimeve për tatimpaguesit, reformave të ndërmarra dhe rritjes së transparencës në administrimin e tatimeve.
ATK-ja thekson se ofrimi i shërbimeve profesionale dhe lehtësimi i procedurave ka ndikuar drejtpërdrejt në përmbushjen e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit.
‘Forcimi i llogaridhënies është mekanizëm i fuqishëm i institucionit tatimor, i cili ka rezultuar që të kemi zbatim të saktë të procedurave tatimore, si dhe rritje të integritetit. Krejt në fund, një ndër aspektet shumë të rëndësishme ka qenë dhe mbetet forcimi i bashkëpunimit me bizneset dhe qytetarët, për të cilën ATK angazhohet vazhdimisht në dialog të hapur me komunitetin e biznesit për të adresuar sfidat dhe përmirësuar përmbushjen tatimor”, thuhet në njoftimin nga ATK-ja./Arbresh.info/
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...