Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë në Vushtrri brenda 24 orëve.
Në njoftimin e policisë thuhet se në rastin e parë, njësia policore në Vushtrri, gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin e dytë, policia gjatë kontrollit të një personi ka gjetur një armë të ftohtë (boks metalik) i cili është konfiskuar si prove materiale, pas përfundimit të veprimeve procedurale, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi