Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka përkujtuar sot heroin Enver Zymeri për ditëlindjen e tij të 46-të.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se Heroi Enver tash e 14 vjet i mungon familjes së tij, e veçanërisht si sot kur ai do të festonte ditëlindje, përcjell Arbresh.info.
“Këtë vit bëhen 14 vite nga vrasja zyrtarit policor Hero Enver Zymerit nga bandat kriminale serbe e sot ai do të mbushte plot 46 vite jetë. Hero Enveri i mungon çdo ditë familjes së tij, kolegëve e të gjithë neve, e veçanërisht në datat e shënuara si sot kur ai do të festonte ditëlindjen e tij”, ka shkruar Sveçla.
“Angazhimi i përditshëm i djemve e vajzave tona në Policinë e Kosovës, në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të Republikës sonë është ideali i rrugëtimit të prerë në mes i Hero Enver Zymeri. Sakrifica e tij na bën borxhli brez pas brezi”, tha Sveçla./Arbresh.info
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...