Posta e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për rikthimin e plotë të funksionit te zyra postare Zveçan-2, pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, si pasojë e dëmtimit nga sulmi i fundit.
“Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona”, thuhet në komunikatë.
Më tej posta njofton se ky rikthim konfirmon misionin e palëkundur për të ofruar shërbime postare të sigurta.
“Ky rikthim konfirmon misionin tonë të palëkundur për të ofruar shërbime postare të sigurta, të besueshme dhe të vazhdueshme, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave”, njofton Posta e Kosovës./Arbresh.info/



Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike