Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz thotë se ushtria do të zgjerojë operacionin e saj në Gaza dhe do të pushtojë “zona të mëdha” të territorit.
Në një deklaratë të mërkurën, Katz tha se operacioni i zgjeruar kishte për qëllim “shkatërrimin dhe pastrimin e zonës nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste”.
Zonat e pushtuara do të “inkorporohen në zonat e sigurisë izraelite”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas tij, kjo do të kërkonte një evakuim në shkallë të gjerë të palestinezëve dhe i kërkoi popullatës të eliminonte Hamasin dhe të kthente pengjet izraelitë.
Kjo, tha ai, ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Ushtria izraelite raportohet se ka nisur operacionet tokësore në Rafah gjatë natës.
Njoftimi vjen pas paralajmërimit të tij javën e kaluar se ushtria së shpejti do të operojë me “forcë të plotë” në pjesë të tjera të Gazës./abcnews.al
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...