Evertoni do të luajë nesër derbin me Liverpoolin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 30-të të Premier League e cila fillon nga ora 21:00.
Një lajm i mirë për Evertonin është se futbollisti kuqezi, Armando Broja do të jetë i gatshëm për sfidën në “Anfield Road”, shkruan Arbresh.info.
Vetë klubi i Evertonit ka konfirmuar gjendjen e Brojës, para derbit të nesërm.
Kujtojmë se sfidën e fundit me Evertonin, mori minuta si zëvendësues dhe pastaj u aktivizua nga stoli ndaj Anglisë, teksa me Andorrën u preferua si titullar në ndeshjet e Shqipërisë.
Broja ka kaluar një periudhë të gjatë me dëmtime dhe i gjithë fokusi është të marrë sa më shumë minuta.
Ai tek Evertoni është i huazuar nga Chelsea deri në fundin e sezonit./Arbresh.info
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë