Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se, bazuar në Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, afati i fundit për deklarimin e pasurisë vazhdon edhe sot, më 1 prill.
“Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas”, njofton APK.
Sipas APK-së, afati i fundit ligjor për deklarimin e pasurisë për vitin kalendarik 2024 është më 1 prill 2025 (deri në orën 23:59:59).
Gjatë ditë së djeshme, uebfaqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka pasur probleme teknike, pikërisht në ditën kur ishte edhe afati i fundit i zyrtarëve publikë për ta deklaruar pasurinë.
Ligji për deklarim të pasurisë parasheh që rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë e tyre, ata këtë deklarim duhet ta bëjnë atë deri sot më 31 mars 2025, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në të kundërtën ata do të përballen me gjoba e kallëzime penale.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...