Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua sot me kryeministrin e landit të Baden-Württemberg-ut, Winfried Kretschmann, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Hanoverit.
Kretschmann e mirëpriti Kurti dhe theksoi marrëdhëniet e mira dhe të ngushta mes Baden-Württemberg-ut dhe Kosovës, të cilat janë forcuar edhe më tej nga prania e madhe e komunitetit shqiptar në këtë land, me mbi 150 mijë shqiptarë që jetojnë dhe kontribuojnë atje, transmeton Arbresh.info
“Kryeministri Kurti e falënderoi për mikpritjen dhe tha se është hera e dytë që merr pjesë në këtë panair, duke shprehur kënaqësinë që edhe këtë vit më shumë se një duzinë ndërmarrjesh nga Kosova – kryesisht nga sektori i përpunimit të metaleve dhe ai i teknologjisë së informacionit – po marrin pjesë në stendën e përbashkët të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Gjatë takimit, të dy kryeministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Baden-Württemberg-ut, duke u dakorduar për të punuar në fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe investuese. Po ashtu, u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor mes dy palëve./Arbresh.info

Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...