Partitë opozitare nuk kanë gjetur ende një konsensus për bashkëpunim të mundshëm për formimin e Qeverisë nëse një gjë të tillë nuk e bën partia fituese Vetëvendosje.
Opozitarët ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet nëse vije koha për një shumicë parlamentare.
Posti i kryeministrit deri më tash është ngërçi midis PDK-së dhe LDK-së të cilin po pretendojnë se iu takon.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha për rtv21 se ky post i takon partisë së dytë në rast se dështon VV-ja.
“Absolutisht, ne e kemi thënë tash e sa kohë, jo vetëm që po thotë PDK-ja, por ashtu e donë rendi sepse kjo është e rregulluar me mënyrën se si ne kemi dal nga një proces legjitim zgjedhor ku PDK-ja ka fituar aq mandate sa për të kërkuar edhe kryeministrin në rast se nuk do të ketë një Qeveri të cilët do ta bëj ai që i ka fituar mandatet më së shumti. Këto janë në nivel të diskutimeve të akterëve të PDK-së, kryetari Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër Bedri Hamza janë në takime me përfaqësues të opozitës për përafrim të qëndrimevt tona. Kjo mbetet të shihet se si do të shkojë procesi”, tha ajo.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ditë më parë tha se është i gatshëm për formimin e Qeverisë së re, nëse partia e parë Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin formimin e saj.
Hamza, në një konferencë për media, theksoi se Kosova nuk e ka komoditetin që të ketë vakum institucional.
Kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar kohë më parë se LDK-ja nuk do të bashkëpunoj me Lëvizjen Vetëvendosje, kurse, partive të tjera (PDK dhe AAK së) Abidxhiku iu ka vendosur kushte.
“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit”, kishte thënë Abidxhiku.
E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte thënë se ky qëndrim i Abdixhikut është pengesë për formimin e një qeverie opozitare.“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...