Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin Bresje, ku një këmbësor ka humbur jetën. Viktima Selim Muqiqi u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje, ndërsa shoferi i dyshuar është arrestuar.
Për vdekjen e viktimës ka njoftuar edhe familja e tij, me ç’rast kanë bërë me dije se sot do t’i jepet lamtumira e fundit, në ora 17:00 në varrezat e fshatit në Llapashticë të Epërme.
I ndjeri u godit nga një veturë me targa të rajonit të Prishtinës, që po e drejtonte një 28-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në ndalim.
Në vendin e ngjarjes, njësitet përkatëse të Policisë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Njësia e Trafikut Rajonal, ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...