Abdixhiku: Nga familja jonë, tek e juaja, me fat festa e Bajramit

10:58 | 30 Mars 2025
E.G

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar Festën e Fitër Bajramit me një foto familjare.

Ai ka uruar shëndet, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja, shkruan Arbresh.info.

“Nga familja jonë, tek e juaja, me fat festa e Bajramit! Shëndet, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja.
Paçim ndihmën e Zotit dhe me vete vlerat më njerëzore në rrugëtimet e popullit tonë dhe të vet Kosovës.”, ka shkruar Abdixhiku.

“Për hajr!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale