Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit, Bujar Shalën nga Raushiqi i Pejës.
Haradinaj thotë se sakrifica e Shalës si dhe bashkëluftëtarëve të rënë, është frymëzim për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë.
“Fillimi i hershëm i pranverës së fundit nën robëri e gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, ndërsa përballë tij qëndronin luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, kur nderojmë rënien heroike të bashkëluftëtarëve në Shishman të Bokës, në Pejë mora pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së njërit prej protagonistëve të kësaj beteje, dëshmorit të kombit Bujar Shala nga Raushiqi i Pejës”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas tij, ‘sakrifica sublime e Bujarit dhe bashkëluftëtarëve të rënë, na frymëzon çdo ditë për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë. Këta trima na mësojnë se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë”.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...