Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Obiliq, ka nderuar kujtimin për të rënët e familjes Rama.
Haradinaj ka thënë se ata qëndruan heroikisht deri në frymën e fundit, duke rezistuar ndaj zjarrit, për të dhënë jetën për lirinë e Kosovës, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.
“Në fund të marsit 1999, aparati gjenocidal serb ishte mobilizuar në të gjithë Kosovën, duke shtuar dhunën dhe mizoritë ndaj popullsisë shqiptare. Më 27 mars, forcat serbe sulmuan shtëpinë e Agron Ramës. Ai, bashkë me djemtë e tjerë të familjes; Farukun dhe Albertin, iu përgjigj me zjarr armikut, duke luftuar për mbrojtjen e familjes dhe atdheut. Ata qëndruan heroikisht deri në frymën e fundit, duke rezistuar ndaj zjarrit, për të dhënë jetën për lirinë e Kosovës, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info/
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...