Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Ferizaj, konkretisht në rrugën Varosh-Gërlicë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj.
Ai tha se për shkak të gjendjes shëndetësore njëri prej të lënduarve është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Ai theksoi se në këtë aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa vendore.
“Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi ai.
Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit./Arbresh.info/
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...