Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, prokurori Bahri Hyseni, priti sot në një takim të përbashkët përfaqësuesit e Qendrës AIRE – Programi i Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Sipas njoftimit, në fillim të takimit, prokurori Hyseni njoftoi të pranishmit për rolin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe hapat që janë ndërmarrë për funksionalizimin e kësaj zyreje. Ai theksoi se “synimi i Zyrës është hartimi i ligjit për Rikthimin e Aseteve, bazuar në rekomandimet e Direktivës së BE-së, e cila obligon çdo shtet të krijojë zyra të tilla.”
Po ashtu, përfaqësuesit e Qendrës AIRE, të angazhuar në forcimin e sistemeve gjyqësore të rajonit për trajtimin e këtyre sfidave, ofruan trajnime dhe vizita studimore për zyrtarët e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të saj. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e përdorimit të rikuperimit të pasurive si mjet për luftimin e aktiviteteve kriminale dhe financiare ilegale.
Sipas njoftimit, përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Kosovë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim, duke ofruar mbështetje në hartimin e koncept dokumentit për Ligjin për Zyrën për Rikthimin e Aseteve dhe në lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim me zyrat homologe në vendet e Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info/
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...