Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë pamje nga një kishë në Molenbeek të Belgjikës, ku po organizohet iftar për besimtarët myslimanë.
Pacolli ka shkruar se pavarësisht besimit jemi njerëz të barabartë.
“Një kishë në Molenbeek të Belgjikës po organizon iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë. Madje, në këtë kishë po lejohet edhe falja e namazit. Nuk ka mënyrë më të mirë për të treguar respekt për të tjerët dhe për të demonstruar tolerancë. Bravo!!! Pavarësisht besimit, jemi njerëz – të barabartë dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin”, shkroi Pacolli në Facebook./Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C