Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake më 24 mars 1999, duke vendosur edhe kurorë lulesh.
Osmani e ka quajtur akt historik që i dha fund regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Sot, me nderim dhe mirënjohje, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, në përvjetorin e ndërhyrjes së Aleancës më 24 mars 1999. Ky akt historik i guximit dhe drejtësisë i dha fund regjimit gjenocidal të Serbisë dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës”, citon njoftimi i Presidencës së Kosovës, fjalët e Osmanit.
Tutje, e para e shtetit ushtarët e NATO-s i ka quajtur heronj të lirisë së Kosovës.
“Ushtarët e NATO-s janë heronj të lirisë sonë – ata qëndruan përkrah popullit tonë në ditët më të errëta, siç vazhdojnë edhe sot, ndaj mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Lavdi sakrificës së tyre! Mirënjohje e përjetshme Aleancës për paqen dhe lirinë tonë!”, thuhet të njoftimin e Presidencës për homazhet që e para e shtetit i bëri para kësaj pllake perkujtimore të suhtarëve të NATO-s./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë