Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot takim diskutues me përfaqësues të partive politike të zgjedhur në Legjislaturën e IX-të, me përfaqësues të sindikatave të sektorit publik dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Në këtë takim është diskutuar për moszbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe është publikuar raporti me titull: “Mosveprimi i Kuvendit shkel të drejtat e 90,696 zyrtarëve publikë dhe rrezikon buxhetin shtetëror“.
Në fjalën e tij hyrëse, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD theksoj se në një vend ku sundon ligji, është e papranueshme që institucionet të mos zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo praktikë, përveç që është e dëmshme, është edhe e rrezikshme. Sepse nuk po bëhet fjalë për moszbatim të vendimeve nga ana e qytetarëve të zakonshëm, por të institucioneve të zgjedhura nga qytetarët”, tha Jakaj.
Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, tha se përballë obligimit kushtetues që pati, që deri më 1 gusht 2024 ta plotësojë dhe ndryshojë Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik në raport me përqindjen e pagesës së përvojës së punës, Kuvendi i Republikës së Kosovës këtë obligim kushtetues.
“Për nga fuqia e tyre, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë ekuivalente me normën kushtetuese. Për këtë arsye, mosveprimi i Kuvendit në raport me obligimin e caktuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese paraqet edhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit”, tha Shala.
Më tutje Shala tha se nëse Kuvendi s’vepron, buxheti i shtetit mund të dëmtohet me mbi 35 milionë euro.
“Nëse Kuvendi nuk vepron dhe zyrtarët publikë detyrohen t’i drejtohen gjykatës, potenciali në këtë rast është se gjykatat do të vërshohen me rreth 90 mijë lëndë të reja, të cilat do të duhet t’i trajtojnë një për një. Kjo situatë do të rëndonte tejmase gjyqësorin me lëndë. Përpos gjyqësorit, kjo situatë do të dëmtonte edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, për shkak të obligimit të pagesës së shpenzimeve procedurale. Në bazë të një kalkulimi të përgjithshëm, nga buxheti i Kosovës do të shpenzohen 35,770,502 euro për shpenzime procedurale, pa përfshirë kamatën ligjore dhe shpenzimet e mundshme përmbarimore”, tha Shala.
Përparim Gruda, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se është e paimagjinueshme që një vend demokratik nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo është një situatë e papranueshme për një vend që pretendon të jetë demokratik dhe të respektojë shtetin e së drejtës. Kam thënë edhe në një tryezë tjetër se kur trajtojmë problemet e moszbatimit të aktgjykimeve kushtetuese, nuk kemi të bëjmë thjesht me një bojkot nga ana e qeverisë, por me një qasje të strukturuar që e konsideron sundimin e ligjit si të negociueshëm”, tha Gruda.
Në këtë takim, Gruda tha se njëra nga punët e tij të para si deputet, do të jetë ndërmarrja e veprimeve drejt zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
“Një nga angazhimet e mia të para është vazhdimi i zbatimit të këtij aktgjykimi. E premtoj publikisht që kjo do të jetë një nga punët e mia të para”, tha Gruda.
Armend Zemaj, deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tha se Kuvendi ka qenë pothuajse jofunksional që nga shkurti 2024 deri në ditën e zgjedhjeve, në këtë mënyrë nuk është mundësuar inicimi i ndryshimeve të reja legjislative.
“Kosova ka rrëshqitur në një situatë ku ka krijuar jostabilitet edhe ligjor edhe kushtetues. Nuk mundesh as si deputet as si opozitë me marrë një iniciativë kur shumica parlamentare të bllokon,” u shpreh Zemaj.
Zemaj, po ashtu tha se ky nuk është vendimi i vetëm që kanë dalë me shkelje Kushtetuese, pasi ka pasur edhe vendime dhe ligje tjera. Sipas tij, nëse vazhdohet kështu dëmi do të jetë i madh, pasi administrata publike do fillojë paditë e tyre, siç ka tashmë padi për kontrata kolektive ku vetëm kamatat e kanë ngarkuar tejmase buxhetin e shtetit.
Edhe Zemaj theksoi se me t’u konstituar Kuvendi, së bashku me deputetët e tjerë do të ndërmarrin nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Konkluzionet e dala nga takimi:
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq