Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot në selinë e këtij misioni, Sami-Antti Takamaa, zëvendësshef i Shtabit të Operacioneve Ushtarake të Finlandës.
Ata diskutuan për sigurinë afatgjate në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, shkruan Arbresh.info.
“Major General Barduani e përgëzoi Generalin Takamaa për kontributet e Finlandës në KFOR dhe stabilitetin rajonal. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe pa paragjykime’, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë./Arbresh.info/
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...