Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, pasi lojtari ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Palët po diskutojnë për një kontratë të re, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje dhe Alexander-Arnold mund të largohet në verë si lojtar i lirë.
Ylli anglez duket se dëshiron transferimin te Real Madridi, derisa Liverpooli po shikon qysh tani zëvendësuesin e tij.
Sky Sport Germany ka raportuar se anësori holandez i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong është objektivi kryesor i The Reds për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Liverpooli e ka përcjell prej kohësh holandezin dhe në verë pritet të bëjë hapa konkret për transferimin e tij.
Megjithatë gara është e madhe për Frimpong, për t’i siguruar shërbimet e tij Liverpooli duhet të paguajë rreth 50 milionë euro.
Në 40 ndeshje zyrtare këtë eidicon, Frimpong ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë. /Telegrafi/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit