Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reagaur pas lajmit për vdekjen e babait të Hashim Thaçit, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky është një moment dhimbjeje, jo vetëm për familjen Thaçi, por edhe për gjithë popullin e Kosovë, shkruan Arbresh.info
“Me dhimbje të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait të Hashim Thaçit, ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ky është një moment dhimbjeje, jo vetëm për familjen Thaçi, por edhe për gjithë popullin e Kosovës, i cili ka ndjerë dhe vazhdon të ndiejë pasojat e sakrificave të shumta që u bënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.”, ka shkruar ai.
Rama theksoi se roli i babait të Hashim Thaçit ishte i veçantë në jetën e tij, duke kontribuar në formimin e karakterit dhe vlerave që udhëhoqën veprimtarinë e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike.
“Kjo humbje bëhet akoma më e rëndë kur vdekja e tij ndodh në kohën kur djalin nuk e kishte pranë, kur ai nuk është në Kosovë.”, u shpreh mes të tjerash ai.
I pari i Prishtinës i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit dhe gjithë familjes së tij.
“Në këto momente të dhimbshme, ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për Hashim Thaçin dhe gjithë familjen e tij, duke i siguruar ata për mbështetje dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Ky është një moment reflektimi, për të vlerësuar gjithashtu trashëgiminë e një jete të dedikuar për një kauzë të madhe, përpjekjet për liri dhe për një Kosovë të pavarur.”, u shpreh Rama.
“Urojmë që, në këtë periudhë të dhimbjes, familja të gjejë forcën dhe mbështetjen e nevojshme për të përballuar këtë humbje. Kujtimi i babait të Hashim Thaçit do të mbetet gjithmonë një pjesë e pazëvendësueshme e historisë dhe identitetit të Kosovës, që djalin ja dha luftës e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës! Pusho në paqe!”,tha mes të tjerash kryetari i Prishtinës./Arbresh.info/
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...