Shtëpia e Big Brother VIP Albania përjetoi një sfidë të veçantë, ku banorët nuk duhej të reagonin, pavarësisht se kush hynte brenda.
Sfida testoi vetëkontrollin dhe emocionet e tyre, ndërsa në shtëpi u futën personazhe të ndryshëm, përfshirë ish-banorë dhe të afërm të tyre.
Megjithatë, momenti më prekës erdhi kur nipi i Rozana Radit u bë pjesë e surprizës.
Rozana, e cila fillimisht u përpoq të përmbahej, nuk i mbajti dot lotët, por tregoi forcë dhe nuk e theu sfidën duke mos e përqafuar atë.
Në përpjekje për të përballuar emocionet, ajo u ul në oborr, ndërsa nipi i saj u afrua pranë saj, duke krijuar një moment tejet prekës.Banorët e tjerë qëndruan pranë Rozanës, duke e mbështetur dhe duke u përpjekur ta ngushëllonin.
Në mes të gjithë kësaj situate, Laerti u përpoq ta çdramatizonte momentin me humor, duke i thënë: “Mos bëj kështu, se do të më kalojë dhëmballa”, duke sjellë një buzëqeshje mes lotëve.
Ndërkohë, jo të gjithë banorët e ruajtën qetësinë gjatë sfidës. Gjesti nuk mundi të përmbahej kur pa qenin e tij duke hyrë në shtëpi dhe e theu sfidën duke e përqafuar.
Kjo shkelje bëri që çmimi i madh të ulej.
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores