Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj protestës së shoferëve të autobusëve nga Podujeva, të cilët kundërshtojnë vendimin për linjat ndërurbane.
Rama ka theksuar se ky vendim është zbatuar nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës dhe se ka për qëllim përmirësimin e trafikut në kryeqytet.
Sipas Ramës, vendimi kërkon që linjat ndërurbane të përdorin rrugët rajonale dhe të kenë si pikë ndalimi Stacionin e Autobusëve, duke shmangur qarkullimin e autobusëve ndërurbanë brenda Prishtinës.
“Kemi pritur disa herë përfaqësuesit e linjave nga Podujeva dhe jemi dakorduar që autobusat e tyre të ndalojnë te Stacioni i Autobusëve. Po ashtu jemi dakorduar që Inspektorati i Kryeqytetit do të kujdeset për largimin e taksive ilegale në rrugën ‘Ilir Konushevci’, që po dëmtojnë operatorët e Podujevës”, ka shkruar Rama, i cili ka bërë thirrje që të respektohet vendimi, duke theksuar se mosrespektimi sjell pasoja ligjore, përfshirë gjobat e Policisë së Kosovës.
Vendimi që autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë të ndalen në Stacionin e Autobusëve, sipas Ramës, synon uljen e ngarkesës së trafikut në rrugën hyrëse të Prishtinës, mundësinë për qytetarët të përdorin një biletë të përbashkët prej vetëm 80 centë në ditë për transportin publik dhe sigurimin e parkimit në “Kodër të Trimave”, ku udhëtarët mund të lënë veturat dhe të përdorin transportin urban për të lëvizur në qytet.
Rama theksoi se vendimi është për të mirën e përgjithshme dhe se një Prishtinë më e organizuar dhe e sigurt është në interes të të gjithë qytetarëve.
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...