Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit amerikan, u takua të martën në Beograd me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Presidenti serb i cili i ka mbështetur vazhdimisht politikat e administratës aktuale amerikane, tha se me të birin e Presidentit Donald Trump diskutoi për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, shkroi ai.
Vizita ndodhi në një periudhë kur Serbia po përpiqet të drejtpeshojë midis mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve të saj me Rusinë dhe Kinën, një investitor i madh në infrastrukturë, miniera dhe energji.
Vizita pason një marrëveshje të arritur vitin e kaluar midis qeverisë serbe dhe kompanisë së zotit Jared Kushner, dhëndër i Presidentit Trump, për të ndërtuar një hotel në vendin e ish-selisë së Ushtrisë Jugosllave, që u dëmtua gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave serbe./voa/
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...