Drita ka shënuar fitore të madhe në Gjilan duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.
Ballkanit iu vështirësuan punët në minutën e 64-të, kur Gentrit Halili u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo i dha një fuqi të madhe Dritës ku pas 13 minutash me anë të Veton Tushës kaloi në avantazh.
Ndërkohë në minutën e fundit të kohës së rregullt, Kastriot Selmani i dha vulë fitores së Dritës.
Falë këtij triumfi Drita tashmë është 15 pikë larg Ballkanit i cili është i dyti dhe marshon sigurt drejt titullit kampion.
“Intelektualët” pas 24 xhirosh kanë 53 pikë kurse suharekasit 38 sosh./Arbresh.info
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...