Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

15:36 | 11 Mars 2025
Gita

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Në një konferencë për media pas takimit me shefin e NATO-s, Mark Rutte, Osmani kujtoj ndërhyrjen e trupave të NATO gjatë luftës në Kosovë, 25 vjet më parë, ndërsa ka potencuar se tashmë vendi ynë është i aftë të kontribuoj për sigurinë në rajon raporton Arbresh.info.

Osmani theksoi se Kosova është vendi më pro NATO në Evropë.

Sipas saj, NATO është themeluar mbi vlerat që qëndron edhe Kosova dhe anëtarësimi i saj nuk është vetëm strategji.

Osmani tha se Kosova dëshiron të thellojë partneritetin me NATO-n duke investuar në ushtri.

“Kosova ka arritur objektivin e NATO-s dhe synojmë qe ta dyfishojmë. Për ta arritur këtë na duhet mbështetje nga NATO. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe kërcënimet ndaj Kosovës dhe rajonit. Serbia vazhdon ta minoj stabilitetin dhe po synon ta destabilizoj jo vetëm Kosovën por gjithë Rajonin. Sulmi i 2023 janë dëshmi e qarte e këtij rreziku. Trupat e NATO janë barriera për çfarëdo përpjekjet për paqen në vend. I bashkohemi thirrjeve të NATO-s dhe be për përgjegjësi ndaj ushtarëve të KFOR-i në veri. Mungesa e përgjegjësisë vetëm sa e ka inkurajuar Serbinë”, tha Osmani.

Po ashtu, e para e shtetit theksoi se është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

“Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleance për të kontribuar në sigurinë globale. Në Kosovë do të jeni gjithmonë si në shtëpinë tuaj. Ky popull u shpëtua nga NATO dhe tani mezi pret që të jetë përkrah jush”, tha Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme