Në Teatrin e Gjilani, sot është prezantuar shfaqja “Kush e solli Doruntinën” nga aktorët e Teatrit “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi, me tekst të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare dhe me regji të regjisorit Leart Vasili.
Me këtë rast regjisori Vasili, ka thënë se veprat e përgatitura nga shkrimtari i madh Kadare, janë përherë të vështira për tu inskenuar në Teatër.
“Veprat e të madhit Kadare, janë përherë të vështira për ti paraqitur në skenën e Teatrit, por me lejen e autorit dhe me elemente moderne ne kemi bërë këtë vepër edhe në skenë. Elementet bazë të novelës së Kadares, i kemi kryesoret, pasi pa to është e mangët shfaqja. Mitologjia për Besën, personazhi Konstandini, roli dhe ndikimi i Kishës dhe personazhe të shumta janë të njëjtë me atë të Kadaresë. Thjeshtë kemi dashur që të mbajmë gjallë interesimin e publikut për shfaqjen”, tha ai ndër të tjerash.
Edhe juria profesionale, ka dhënë vlerësim pozitiv për këtë shfaqje, duke vënë theksin në elementet moderne të prezantuara, në bazën dhe mitologjinë e ruajtur, por edhe në lirinë që kishin aktorët gjatë role ve të tyre.
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...