Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, theksoi se kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm të kryengritjes, solidarizimit dhe vetëdijesimit.
Kurti gjithashtu, duke përmendur figurat e familjes Jashari, theksoi se ata janë të paharruar dhe se rënia e tyre është vetë simboli i Epopesë së UÇK-së.
“Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, shpërthyen demonstrata gjithëpopullore dhe solidaritet i paparë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, por edhe gjithandej në mërgatë. Njëkohësisht u vetëdijesua e ndërgjegjësua edhe publiku shqiptar e diplomacia botërore”, tha ai./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës