Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të ketë një agjendë të veçantë, duke mos iu bashkuar qeverisë.
Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve tha se kanë bërë kërkesë te institucionet që secilës veprimtari e në veçanti luftës së UÇK-së t’i japin vendin meritor, shkruan Arbresh.info.
Ai para gazetarëve tregoi edhe aryset pse nuk I janë bashkangjitur qeverisë për shënimin e kësaj ngjarje të lavdishme.
“Qeverisë i kemi ofruar bashkëpunim në fillim, nuk ka qenë e gatshme t’ nderojë dhe t’i respektojë dhe t’i marrë parasysh të gjitha ato që i kemi sugjeru kësaj qeverie, por arsyeja pse nuk jemi bashkë për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është sepse ne si organizata kemi mëndu që të mos t’i fyejmë dëshmorët.”, u shpreh Jashari
Jashari tha se brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët siç tha ai, nuk e kanë dyer luftën.
Ai uroi që vitin e ardhshëm të festohet bashkë me krerët e UÇK-së./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...